Monday, October 12, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka-Pula pret ambasadorin Malaj, flasin për forcimin e bashkëpunimit

Shiroka-Pula pret ambasadorin Malaj, flasin për forcimin e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ambasadori Malaj e uroi Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes dhe ka shprehur shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula la theksuar rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë të ecin bashkërisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën.

Ajo ka nënvizuar se, krahas rritjes së koordinimit në politikën e jashtme, Kosova pret mbështetje nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në takim, të dyja palët janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram