Monday, October 12, 2026
HomeLajmeKosovëZyra për Mbrojtjen e Viktimave trajtoi 52 raste të reja brenda një...

Zyra për Mbrojtjen e Viktimave trajtoi 52 raste të reja brenda një jave

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 52 raste të reja gjatë periudhës 2-9 tetor 2026, prej të cilave 43 kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Sipas të dhënave të publikuara nga kjo zyrë, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar edhe dy raste të dhunës seksuale, një rast i sulmit seksual, një rast i trafikimit dhe dy raste të vrasjes. Tri raste të tjera janë klasifikuar në kategori të ndryshme.

Gjatë kësaj jave, gjykatat kanë aprovuar pesë kërkesa për urdhër mbrojtjeje, gjashtë kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente dhe katër kërkesa për urdhër mbrojtjeje të përkohshme emergjente.

Ndërkohë, nëntë kërkesa për urdhër mbrojtjeje kanë qenë në proces, ndërsa gjykatat kanë refuzuar dy kërkesa të tilla.

Përveç trajtimit të rasteve të reja, mbrojtësit e viktimave kanë marrë pjesë në 91 seanca gjyqësore dhe 11 seanca në prokurori. Gjatë kësaj periudhe janë dhënë edhe 34 këshilla juridike.

Sipas raportit, janë evidentuar pesë aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim lirues, si dhe dy ankesa në shkallë të dytë dhe nëntë parashtresa.

Po ashtu, janë paraqitur dy kërkesa për kompensim pranë komisionit të Ministrisë së Drejtësisë. Zyra ka përfaqësuar një rast në Polici, ka referuar tri raste në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe një rast në Qendrën për Punë Sociale.

Të dhënat përfshijnë aktivitetet e Mbrojtësve të Viktimave në nivel të Republikës së Kosovës për periudhën 2-9 tetor 2026.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram