Tuesday, October 13, 2026
HomeLajmeKosovëAktakuzë për krime lufte ndaj një ish-komandanti policor serb në Zveçan

Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-komandanti policor serb në Zveçan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Gj. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, për vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik gjatë viteve 1998-1999 në Komunën e Zveçanit.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 1998-1999, në Komunën e Zveçanit, i pandehuri M.Gj., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe dhe nën përgjegjësinë individuale dhe atë komanduese, në cilësinë e komandantit të Repartit Policor (përbërja rezervë) në Komunën e Zveçanit, ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile.

“Gjatë periudhës 1998-1999, në Komunën e Zveçanit, i pandehuri M.Gj., në bashkëkryerje me pjesëtarët të tjerë të forcave policore serbe dhe nën përgjegjësinë individuale dhe atë komanduese, në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) në Komunën e Zveçanit, ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, më 29 prill 1999, i pandehuri, me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar, të organizuar në formacione të strukturuara, të uniformuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, kishte ndërmarrë operacion për rrethimin e një fshati në Komunën e Zveçanit.

Gjatë operacionit, u vranë tre banorë civilë, ndërsa shtatë persona të tjerë u rrëmbyen. Trupat e gjashtë prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë ende nuk është gjetur. Po ashtu, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale.

Rasti i është kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram