Friday, October 16, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Ligji për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës...

Kurti: Ligji për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

Kryeministri Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan dje në lexim të dytë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë kushtin e fundit për integrimin në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area).

“Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja”, ka shkruar Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram