Saturday, October 17, 2026
HomeEkonomiKosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjatë takimit është diskutuar për sektorët me potencial për rritje dhe zgjerim, si dhe për aktivitetet e përbashkëta të radhës që synojnë avancimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kusari-Lila ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik dhe shumëvjeçar ndërmjet dy vendeve edhe në rrafshin ekonomik, përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset kosovare dhe britanike. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram