Saturday, October 17, 2026
HomeLajmeKosovëU prezantua si toger dhe mashtroi një grua, arrestohet 1 person në...

U prezantua si toger dhe mashtroi një grua, arrestohet 1 person në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se është paraqitur rrejshëm si toger i Policisë së Kosovës dhe ka mashtruar një grua, duke i marrë 450 euro.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari e kishte kontaktuar viktimën përmes telefonit dhe i kishte kërkuar që t’ia jepte një personi tjetër 450 euro, kinse për blerjen e peletit. Pasi i kishte marrë paratë, ai ishte larguar në drejtim të panjohur.

“Me 16.10.2026 viktima femër kosovare, ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar, përmes telefonit duke u prezantuar si zyrtar-toger i policisë ka kërkuar nga viktima që t’i jap një personi tjetër një shumë parash prej 450€ sipas tij për blerje të peletit. Viktima duke rënë në lajthitje i ka dhënë këtë shumë parash të dyshuarit, i cili pastaj ishte larguar në drejtim të panjohur me veturën të cilën e kishte marrë me qira ditë më parë në Gjilan nga ankuesi mashkull kosovar dhe nuk ia kishte kthyer veturën ankuesit. Njësitet policore e kanë identifikuar, ndaluar dhe arrestuar të dyshuarin bashkë me veturën të cilën ishte duke e keqpërdorur”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram