Saturday, October 17, 2026
HomeLajmeKosovëAleanca shënon “Ditën e Rinisë” në bashkëpunim me NDI

Aleanca shënon “Ditën e Rinisë” në bashkëpunim me NDI

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se sot është shënuar “Dita e Rinisë së Aleancës”, në bashkëpunim me NDI.

“Bashkë me rininë tonë fantastike, për kapitullin e ri të Aleancës!”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se ka biseduar me të rinjtë për kapitullin e ri të Aleancës.

“Kënaqësi e veçantë të bisedonim me të rinjtë tanë për kapitullin e ri të Aleancës. Çdo ditë e më shumë po shohim të rinj që po na bashkohen, duke sjellë energji dhe ide të reja”, ka shkruar ai.

Gjini ka falënderuar edhe Nancy Soderberg, drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe panelistët dhe trajnerët që ligjëruan për rritjen e ndikimit politik, inteligjencën artificiale dhe sigurinë digjitale.

Ai ka falënderuar gjithashtu kryetaren e Rinisë së Aleancës, Albulena Kokollari, dhe të gjithë të rinjtë për organizimin e ngjarjes. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram