Monday, October 19, 2026
HomeLajmeKosovëKryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare

Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që për çështjet që lidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të bazohen vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga institucioni.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, më 18 tetor, Zyra e Kryeprokurorit ka thënë se gjatë ditëve të fundit janë raportuar dhe shpërndarë shkrime të ndryshme për “arrestime të personave zyrtarë”, të cilat kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.

Institucioni ka kërkuar që të shmanget shpërndarja e informacioneve që nuk janë zyrtare dhe të konfirmuara.

Kryeprokurori i Shtetit ka siguruar qytetarët se Prokurori i Shtetit do të trajtojë çdo rast penal në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram