Wednesday, October 21, 2026
HomeLajmeRadev: Bullgaria nuk do të marrë pjesë në paketën e re të...

Radev: Bullgaria nuk do të marrë pjesë në paketën e re të BE-së prej 70 miliardë eurosh për Ukrainën

Bullgaria nuk do të marrë pjesë në paketën e re të ndihmës financiare të Bashkimit Evropian për Ukrainën, tha sot kryeministri bullgar Rumen Radev.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ne të mund të marrim pjesë në ato 70 miliardë”, tha Radev, duke iu përgjigjur kërkesës së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që BE-ja të ndihmojë Ukrainën me 70 miliardë euro shtesë për mbrojtje kundër Rusisë, raporton agjencia Novinite.

Ai tha se vitin e kaluar BE miratoi ndarjen e 90 miliardë eurove për të mbuluar kostot për vitet 2026 dhe 2027, dhe se më pas Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia, ndryshe nga Bullgaria, refuzuan të merrnin pjesë në atë paketë ndihme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram