Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëShënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas në Prishtina Tech Park

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas në Prishtina Tech Park

Në Prishtina Tech Park u organizua një ngjarje për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ku u festuan gratë që drejtojnë sektorët e teknologjisë dhe STEM në Kosovë.

Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka thënë se komuniteti teknologjik i Kosovës është i pasur me talent, lidership dhe ambicie, nga inxhinierët dhe koduesit deri te themeluesit dhe inovatorët.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar mbështet pjesëmarrjen më të madhe të grave në STEM, duke theksuar se kur gratë lulëzojnë, lulëzojnë edhe shoqëritë dhe ekonomitë.

“Faleminderit të gjithë mysafirëve frymëzues që na u bashkuan, ndanë përvojat e tyre dhe na kujtuan pse përparimi në barazinë gjinore ka rëndësi”, ka shkruar Hargreaves.

Hargreaves ka nënvizuar se kjo ditë është një mundësi për të promovuar të drejtat, drejtësinë dhe veprimin për gratë dhe vajzat, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FUKAmbKosovo%2Fposts%2Fpfbid0NhB7mZNSHdDpm2REvxxG8BXPk8UZmVHPuWYXkoPAcXwVk9K5ZtiDxumPBYxctM1vl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram