Thursday, October 22, 2026
HomeLajmeKosovëSveçla diskuton në Itali për zhvillimin e Xhandarmërisë së Kosovës

Sveçla diskuton në Itali për zhvillimin e Xhandarmërisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës zyrtare në Itali, është pritur në Komandën e Përgjithshme të Armatës së Karabinierëve nga shefi i Shtabit të Komandës, gjenerali Andrea Taurelli Salimbeni.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sveçla e ka njoftuar gjeneralin Salimbeni për progresin e arritur në Kosovë në fushën e sigurisë, si dhe ka shprehur mirënjohjen për kontributin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë, në mbështetje të institucioneve të vendit dhe në funksion të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe stabilitetit.

Temë e takimit ishte edhe themelimi dhe zhvillimi i Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si një prioritet i Qeverisë që tashmë Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar ta jetësojë.

Sipas MPB-së, gjatë takimit “u shkëmbyen pikëpamje mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës profesionale, si dhe në zbatimin e standardeve dhe praktikave më të mira për zhvillimin e kësaj komponente të sigurisë”.

Ministria ka theksuar se Armata e Karabinierëve, me një traditë mbi 212-vjeçare, përfaqëson një nga institucionet më të konsoliduara të sigurisë në Evropë, duke ndërthurur funksionet me disiplinën institucionale dhe përvojën e gjerë në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe stabilitetit.

Në komunikatë thuhet se ministri Sveçla ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e mëtejmë të sigurisë në vend.

“Thellimi i partneriteteve dhe bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët mbeten të rëndësishme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram