Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit, duke thënë se brenda afatit prej 60 ditësh të paraparë me Kushtetuta e Kosovës, do të mund të votoheshin disa vendime dhe ligje të rëndësishme për vendin.
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe në Kuvendi i Kosovës do të mund të miratoheshin marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej 121 milionë eurosh, të cilat ishin paraparë të votoheshin në seancën e së premtes.
Murati ka theksuar se deputetët do të mund të votonin edhe ligjet që janë pjesë e pakos së Planit të Rritjes me Bashkimi Evropian, miratimi i të cilave do të mundësonte lirimin e një pjese të mjeteve nga fondi prej 882 milionë eurosh.
Ai përmendi gjithashtu edhe rishikimin e buxhetit, ligje dhe reforma të tjera me rëndësi, si dhe ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët.
“Madje do të mund të gjendej edhe një emër konsensual për president dhe ngërçi të zgjidhej pa pasoja për shtetin”, ka shkruar Murati.
Megjithatë, ai ka kritikuar shpërndarjen e Kuvendit, duke e quajtur atë “dekret kundër-kushtetues”, përmes të cilit, sipas tij, përfaqësuesve të popullit u është mohuar e drejta të kryejnë punën e tyre.
“Në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues. Pse ky nxitim?”, ka përfunduar reagimin ministri Murati.
https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10164667867320522?ref=embed_post

