Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Massoud Pezeshkian.
Ai tha se i theksoi presidentit iranian nevojën që Irani të ndërpresë menjëherë sulmet ndaj vendeve në rajon.
“Irani duhet të garantojë gjithashtu lirinë e lundrimit duke i dhënë fund mbylljes de facto të Ngushticës së Hormuzit. Së fundmi, përsërita shqetësimin tonë të thellë për zhvillimin e programit bërthamor dhe balistik të Iranit dhe gamën e plotë të aktiviteteve të tij destabilizuese në rajon, të cilat janë në rrënjë të krizës aktuale”, tha Macron.
Siç shtoi ai, një zgjidhje diplomatike është e nevojshme më shumë se kurrë “për të zgjidhur këto sfida kyçe, për t’i dhënë fund përshkallëzimit dhe për të ruajtur paqen”.
“Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt,” përfundoi Macron.

