Friday, October 23, 2026
HomeLajmeBotë16 të vdekur, qindra shtëpi të shkatërruara nga tërmeti në Tibet

16 të vdekur, qindra shtëpi të shkatërruara nga tërmeti në Tibet

Në tërmetin e fortë me magnitudë 7.0 që goditi rajonin malor të Tibetit të Kinës sot në qytetin Nagchu, 16 persona u vranë dhe të paktën 32 u plagosën, raportuan mediat.

Tërmeti ra në orën 22:33 sipas kohës lokale dhe epiqendra ndodhej 191 kilometra në verilindje të qytetit Nagchu, një zonë me popullsi të rrallë në një lartësi të madhe dhe rreth 300 kilometra nga kryeqyteti i Tibetit, Lhasa.Tërmeti, në një thellësi prej rreth 18 kilometrash, ishte më i forti në rajonin e Rrafshnaltës Tibetiane në pesë vitet e fundit, sipas shërbimit publik kinez CCTV.

Deri më tani, është vërtetuar se 339 shtëpi janë shembur në qytet dhe operacionet e shpëtimit dhe kërkimit janë duke vazhduar, njoftoi zyra lokale e mediave.

Sipas asaj zyre, midis të plagosurve, 11 persona janë në gjendje të rëndë.

Ekipet e shpëtimit po ngrenë tenda për të strehuar banorët e shtëpive të shembura.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram