By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i ri më i shpejtë në botë: Shikoni si duket pjesa e brendshme e “plumbit”, i cili do të ecë me një shpejtësi prej 450 kilometrash në orë
December 24, 2025
Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende
December 24, 2025
Turistët tani duhet të paguajnë 12 euro për të parë ballkonin e famshëm të “Romeo dhe Zhuljetës” në Itali
December 24, 2025
Të gjitha ofertat më të mira të fluturimeve dhe zbritjet e udhëtimeve për Ditën e Krishtlindjeve dhe Janarin që duhet t’i prisni këtë vit
December 24, 2025
Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
December 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shteti dhe Zoti!Kurti takohet me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, diskutohet për zhvillimet në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shteti dhe Zoti!Kurti takohet me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, diskutohet për zhvillimet në Kosovë
Ballina 1Lajme

Shteti dhe Zoti!Kurti takohet me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, diskutohet për zhvillimet në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/15 at 11:13 AM
Kosova Times Published March 15, 2023
Share
SHARE

Qëndrimin dyditor në Strasburg të Francës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e filloi me takimin me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl nga Austria, Michael Gahler, Rainer Wieland dhe Niklas Herbst nga Gjermania, Karlo Ressler nga Kroacia, Franc Bogovic nga Sllovenia, Vladimir Bilcik nga Sllovakia. EPP përbën grupin më të madh politik në Parlamentin Evropian.

Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, kryeministri Kurti i njoftoi deputetët evropianë për zhvillimet e fundit në vend, arritjet kryesore të qeverisë, e cila javën tjetër mbushë plot dy vjet, sukseset në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, dhe për përmirësimet në indikatorët demokratikë dhe ekonomikë, të evidentuara edhe në raportet ndërkombëtare. Së fundmi, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022, dëshmi e formalizimit të ekonomisë, mbledhjes së borxheve dhe e gatishmërisë së qytetarëve dhe bizneseve që të paguajnë tatime. Teksa është ngritur për 20 vende në dy vitet e fundit në indeksin e perceptimit të korrupsionit sipas Transparency International.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, në dhjetor të vitit të kaluar, dhe për aplikimin në Këshillin e Evropës,  në maj të vitit të kaluar, dy organizata këto me të cilat shteti dhe populli i Kosovës ndajnë synime, vlera dhe bindje të përbashkëta. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e përkrahjes së Parlamentit Evropian në trajtimin sa më të shpejtë të aplikimeve të Kosovës dhe mbështetjes përgjatë gjithë rrugëtimit integrues. U folë edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, mundësitë që paraqet dhe pritjet nga ai takim.

Eurodeputetët dhanë vlerësimin e tyre pozitiv dhe shprehen mbështetjen e plotë ndaj reformave të qeverisë, përparimit demokratik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Kryeministri Kurti po qëndron në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila, Fitore Pacolli Dalipi, Jeta Statovci, dhe Armend Muja. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende

Goditet këmbësori për vdekje në Graçanicë, arrestohet vozitësi i veturës

Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026

85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

MPJD paralajmëron qytetarët për pengesa në trafikun drejt Serbisë

Kosova Times March 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Surroi: Serbia e ka legjitimuar politikisht sulmin terrorist në Banjskë

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
Moti sot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell
Ylli i pornografisë trondit: “Nuk e kam kuptuar kurrë se nëse dëshiron të bësh pornografi, duhet të bësh seks me njerëz”
Policia shqiptoi 1493 gjoba trafiku për 24 orë
Enti i Statistikave, ofron 10 numra kontaktues për qytetarët që nuk janë regjistruar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?