Një rast i rëndë ka ndodhur në kryeqytet, kur një person ka pësuar një sulm me mjet të mprehtë nga një individ i dyshuar.
Sipas raportit policor, sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe autorit të dyshuar.
I dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën me plagë të rënda.
“Lidhur me rastin viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore për të marrë tretmanin e nevojshëm”, thuhet në raport.
Policia ka nisur hetimet për vrasje në tentativë, ndërsa është njoftuar edhe Prokuroria.

