
Forumi në Tiranë është plotësisht në përputhje me objektivin tonë të përbashkët strategjik për forcimin e lidhshmërisë, bashkëpunimit rajonal dhe sigurisë kolektive. Këtë e deklaroi zëvendësministri i jashtëm Nikollaj Pavllov në kryeqytetin e Shqipërisë gjatë Takimit Ministror kushtuar Korridorit nr. 8.
Ai shtoi se, në situatën aktuale, Korridori nr. 8 ka rëndësi thelbësore për sigurinë dhe mbrojtjen dhe shprehu angazhimin e plotë të Sofjes për të ndërtuar të gjitha komponentët e Korridorit, pavarësisht vështirësive.
Në territorin e Bullgarisë, traseja e Korridorit nr. 8 nga Italia deri në Detin e Zi lidhet me drejtimet e korridoreve transportuese 4, 9 dhe 10. Nga 1220 km infrastrukturë hekurudhore të trasesë, 747 km ndodhen në territorin bullgar. Nga 1350 km të trasesë automobilistike, 631 km kalojnë përmes vendit.
Në Tiranë u vendos që takimi i radhës për ndërtimin e korridorit të zhvillohet në kufirin bullgaro-maqedonas në gjysmën e dytë të vitit 2026.

