Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF kërkon nga mediat të mos transmetojnë dhe ekspozojnë pamjet e fëmijës së Arlindës gjatë varrimit, si dhe të mbrojnë privatësinë dhe dinjitetin e fëmijës
Sipas KOMF-it, pamjet dhe imazhet e fëmijës nuk janë në interes të publikut dhe nuk i shërbejnë raportimit etik e profesional.
“Publikimi i tyre cenon rëndë privatësinë dhe dinjitetin e fëmijës, si dhe mund të rëndojë dhimbjen e familjes në këto momente të vështira”, thuhet në njoftim.
KOMF thekson se mediat kanë përgjegjësi të veçantë për të mbrojtur të drejtat, dinjitetin dhe interesin më të mirë të fëmijëve, veçanërisht në rrethana tragjike dhe momente të ndjeshme për familjet e tyre.

