Në Pejë ka nisur protesta e organizuar nga familjarë, të afërm dhe qytetarë, të cilët janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e vrarë nga kunati i saj.
Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi për vrasjen dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse për trajtimin e rastit.
Protestuesit kanë arritur te Drejtoria për Punë Sociale në Pejë, ndërsa më pas po vazhdojnë marshimin drejt Stacionit Policor.
Ndërkohë, Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka sulmuar protestuesit.

