Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) tha të shtunën vonë se Koreja e Veriut ishte përgjegjëse për një sulm hakerimi që vodhi asete dixhitale me vlerë 6.3 miliardë dollarë nga bursa e kriptomonedhave Binance.
FBI tha se hakerat e Koresë së Veriut që i përkisnin grupit TraderTraitor ishin përgjegjës për sulmin.Sipas TRM, sulmuesit lëvizën pjesën më të madhe të 6.3 miliardë dollarëve brenda 20 minutash, me sa duket duke u përpjekur të parandalonin ngrirjen e aseteve.FBI tha se “vëzhgoi aktorë të TraderTraitor që konvertonin asetet e vjedhura”, kryesisht në kriptomonedhën Ethereum.“Këto asete pritet të ‘pastrohen’ më tej duke u konvertuar përmes shërbimeve (të decentralizuara të financimit) DeFi dhe shkëmbimit të menjëhershëm të kriptomonedhave, ndërsa i përgatisin ato për fazat e mëtejshme të pastrimit të parave”, tha FBI.
Bursa e kriptomonedhave Binance njoftoi të shtunën se arriti të mbulojë 90 përqind të shumës së vjedhur në sulmin hakerik. 10 përqindëshi i mbetur i referohet tokenëve me më pak likuiditet, që do të thotë se mund të duhet më shumë kohë për t’i marrë ato në sasitë e kërkuara, tha kompania në një deklaratë të postuar në platformën sociale X.”Binance do të mbajë ndikimin financiar të aseteve të vjedhura, jo përdoruesit tanë,” shtoi bursa.
Besohet të jetë vjedhja më e madhe e kriptomonedhave.
Midis aseteve të vjedhura janë bitcoin, ethereum dhe stablecoins si Tether dhe USD Coin, vlera e të cilave është e lidhur me monedhat tradicionale.

