Sunday, November 1, 2026
HomeLajmeBotëJD Vance bën sërish shfaqje: U bë Dumbledore për Halloween, e veshi...

JD Vance bën sërish shfaqje: U bë Dumbledore për Halloween, e veshi të birin si Dobby dhe shkaktoi një sërë reagimesh

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance festoi Halloween-in me kostumin e Albus Dumbledore, magjistarit nga seria e Harry Potter. Së bashku me të, gruaja e tij Usha dhe fëmijët u veshën si personazhe nga librat e J.K. Rowling.

Vance postoi një video të shkurtër në X të shtunën, në të cilën mban në krahë djalin e tij më të vogël, Alec, të veshur si elfi i shtëpisë Dobby.

“Zëvendëspresidenti Dumbledore, së bashku me elfin e vogël Dobby, ju uron një Halloween të lumtur”, tha Vance në video. Ai u tha njerëzve të argëtohen, të jenë të sigurt dhe të hanë shumë karamele.

Fotografia familjare u publikua edhe nga profili zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në X. Në të, djali i madh Ewan është veshur si Harry Potter, me syze të rrumbullakëta, një pelerinë të zezë dhe një kravatë të kuqe, dhe njëri nga fëmijët ka veshur një kostum merimange. Usha Vance është veshur si një profesoreshë e Hoguortsit, me një kapelë ngjyrë kafe shtrige.

Vance e njoftoi kostumin disa ditë më parë në një intervistë me Fox News. Kur u pyet nga një anëtar i audiencës, ai tha se fëmijët e tij janë të dashuruar me Harry Potter, prandaj ai do të luajë rolin e Dumbledore. Vitin e kaluar, ai u vesh si “Fat JD”, një karikaturë e vetes që qarkulloi në internet.

Mbështetësit e vlerësuan njoftimin si një moment të ngrohtë familjar. Kritikët theksuan me ironi se J.K. Rowling kishte konfirmuar se Dumbledore ishte homoseksual në vitin 2007. Disa e lidhën këtë me aludimet e mëparshme të Vance në lidhje me kandidatin demokrat për në Senat, James Talarico.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram