Saturday, October 10, 2026
HomeLajmeKosovëKërkoheshin nga INTERPOL-i, ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë

Kërkoheshin nga INTERPOL-i, ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë

Dy persona të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë. Të dy në raste të ndara po kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“Të njëjtit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, të përfshirë në raste të ndara, njëri për veprën penale ‘kultivim i lëndëve narkotike’, ndërsa tjetri për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre shqiptare.

“Të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit”. Bëhet e ditur në njoftim.

Policia e Kosovës thotë se nëpërmjet njësive të saj, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram