Wednesday, November 18, 2026
HomeLajmeKosovëPDK përkujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 37-vjetorin e rënies

PDK përkujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 37-vjetorin e rënies

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 37-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, PDK ka nderuar dy heronjtë, të cilët ranë në përballje direkte me forcat policore serbe.

“Në 37-vjetorin e rënies, kujtojmë me respekt dhe nderim të thellë heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët ranë në përballje direkte me forcat policore serbe, duke qëndruar deri në fund besnikë ndaj idealit të lirisë”, thuhet në postimin e PDK-së.

“Afrimi dhe Fahriu i përkisnin një brezi që nuk u pajtua me robërinë. Sakrifica e tyre mbetet pjesë e lavdishme e historisë dhe kujtesës sonë kolektive”, thuhet më tej.

“Lavdi e përjetshme heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu!”, përfundon postimi. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram