By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata Ndërkombëtare Penale shpreh keqardhje për “kërcënimet”, pas urdhërarrestimit për Putinin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjykata Ndërkombëtare Penale shpreh keqardhje për “kërcënimet”, pas urdhërarrestimit për Putinin
Ballina 2Rajon / Botë

Gjykata Ndërkombëtare Penale shpreh keqardhje për “kërcënimet”, pas urdhërarrestimit për Putinin

Kosova Times
Last updated: 2023/03/22 at 8:13 PM
Kosova Times Published March 22, 2023
Share
SHARE

Trupi legjislativ i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka thënë të mërkurën se i vjen keq për “kërcënimet” kundër tribunalit, lidhur me urdhërarrestimin që e ka lëshuar për presidentin rus, Vladimir Putin.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, është raportuar të ketë diskutuar për shënjestrimin e Hagës me një raketë hipersonike, si hakmarrje për urdhrin ndaj Putinit, sipas mediave holandeze.

Moska ka thënë të hënën se ka nisur hetime penale ndaj prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, dhe disa gjyqtarëve tjerë, lidhur me vendimin “e paligjshëm” për të synuar arrestimin e Putinit për luftën në Ukrainë.

Kryesia e Asamblesë së shteteve të anëtarësuara në Gjykatën Ndërkombëtare Penale – gjithsej 123 – ka thënë se ekzistojnë “kërcënime kundër Gjykatës, si dhe masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të saj”.

Megjithatë, kjo Kryesi ka “rikonfirmuar mbështetjen e palëkundshme për Gjykatën Ndërkombëtare Penale”.

Më 17 mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrestim për Putinin, nën dyshimet për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas – çka përbën krim lufte.

Më shumë se 16.000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi prej nisjes së luftës më 24 shkurt 2022, sipas Kievit.

Shumica prej tyre, sipas autoriteteve ukrainase, janë dërguar nëpër shtëpi kujdesi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

Kosova Times March 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit

Kosova Times Kosova Times December 28, 2024
Gazetari slloven për rastin Berishaj: Mund të çojë në rënien e qeverisë në Slloveni
Rashiq: Zgjedhjet në veri janë legale
Përmbytjet rrëmbejnë shtëpi dhe makina në Itali dhe Zvicër, Greqi zjarre
Rukiqi: Raporti i Bankës Botërore sfidon narrativën e Qeverisë për rritjen ekonomike dhe mirëqenien
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?