Wednesday, November 4, 2026
HomeLajmeKosovëAksion policor në Prishtinë, cak disa qendra të thirrjeve telefonike

Aksion policor në Prishtinë, cak disa qendra të thirrjeve telefonike

Forca të shtuara policore janë angazhuar në një operacion në një objekt afarist në Prishtinë, ku veprojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center).

Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Duke folur lidhur me operacionin, Luta ka bërë të ditur se ndërhyrja është ende në zhvillim, pa zbuluar detaje rreth hetimeve.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Luta.

Ndërkohë, në objektin ku po zhvillohen veprimet hetimore janë parë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë.

Deri më tash, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë informacione shtesë lidhur me dyshimet që kanë çuar në këtë operacion, personat e përfshirë apo rezultatet e deritanishme të aksionit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram