Friday, April 17, 2026
HomeLajmeKosovëKushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, njofto se ka regjistruar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Dekretit nr. 24/2026, të 6 marsit 2026, të presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Legjislaturës së Dhjetë të Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa u dorëzua nga kryeministri Albin Kurti në emër të Qeverisë dhe kërkon që Gjykata të vendosë edhe masë të përkohshme, duke pezulluar menjëherë efektin e dekretit për të parandaluar pasoja që mund të jenë të pariparueshme për funksionimin e institucioneve dhe rendin kushtetues.

Sipas kërkesës, dekreti i presidentes Osmani mund të jetë në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës, përfshirë:

•           Nenin 4 (Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit)

•           Nenin 7 (Vlerat)

•           Nenin 16 (Epërsia e Kushtetutës)

•           Nenin 82.3 (Shpërndarja e Kuvendit)

•           Nenin 84.2 (Kompetencat e Presidentit)

•           Nenin 86.2 (Zgjedhja e Presidentit)

Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga kryetari Nexhmi Rexhepi dhe gjyqtarët Safet Hoxha, Bajram Ljatifi, Radomir Laban, Remzije Istrefi-Peci, Enver Peci dhe Jeton Bytyqi, caktoi gjyqtaren Remzije Istrefi-Peci si raportuese dhe formoi kolegjin shqyrtues për këtë çështje.

Gjykata ka njoftuar për regjistrimin e kërkesës Kryeministrin, Presidenten Osmani dhe Kryetaren e Kuvendit, duke kërkuar nga ta dorëzimin e komenteve dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm brenda datës 11 mars 2026.

Ky proces vjen në një moment kritik të dialogut institucional në vend dhe pritet të ndikojë në mënyrën se si do të zhvillohen procedurat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Në përditësim …

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments