Thursday, November 5, 2026
HomeLajmeKosovëRasti i Arlinda Zekajt, kryeprokurori takon aktivistet feministe

Rasti i Arlinda Zekajt, kryeprokurori takon aktivistet feministe

Pas rastit të Arlinda Zekajt dhe rasteve të shpeshta të dhunës në familje, dhjetëra aktivistë dhe protestues nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist zhvilluan një takim të përbashkët me kryeprokurorin e shtetit, Zejnulla Gashi.

Aktivistja Liridona Sijarina tha se kërkuan që rasti i Arlinda Zekajt të trajtohet me urgjencë dhe që të merren masa ndaj të gjithë zyrtarëve përgjegjës të përfshirë.

“U garantuam brenda se, nëse ka njerëz të paprekshëm, punën, angazhimin dhe protestën tonë do ta vazhdojmë pikërisht në drejtim të atyre personave që i kanë lënë ata persona si të ‘paprekshëm’. Ne nuk kemi për t’u tërhequr dhe për të pushuar së angazhuari derisa t’i shohim edhe burgosjen gjithë akterëve që e kanë çuar Arlindën drejt vrasjes”, tha ajo.

Aktivistët paralajmëruan se do t’i vazhdojnë aktivitetet, protestat dhe angazhimet e tyre në drejtim të institucioneve për të ndërmarrë masa, teksa paralajmëruan edhe protestë gjithëkombëtare për të shtunën, në orën 12:00, në Prishtinë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram