Mbi 6,500 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Komunës, kryetari Përparim Rama dhe drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, kanë vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku janë njoftuar nga afër me procesin e vaksinimit dhe kanë falënderuar personelin shëndetësor për angazhimin dhe kujdesin ndaj qytetarëve.

