Të gjithë ata që studiojnë në Fakultetin e ri të Bujqësisë dhe Veterinarisë, pritet të marrin edhe mësime të reja praktike falë ndërtimit të një stalle të re në hapësirat e fakultetit.
Prodekani për mjekësi veterinare në këtë fakultet, Fatgzim Latifi, tha se ndërtimi i saj është mundësuar falë një donacioni në vlerë prej 100 mijë eurosh.
“Meqenëse largimi sipas marrëveshjes, memorandumit të KOSTT dhe akterëve të tjerë për zhvendosje të telave të rrymës, atëherë u desh që të zhvendosen kafshët nga kjo stallë e vjetër.
Kjo falë donatorëve, sikurse ‘SCAT’, të cilët kanë shprehur gatishmëri që me vlerë prej 100 mijë euro të na mbështesin me ndërtimin e stallës së re”, ka thënë Latifi.
Sipas tij, stalla planifikohet të jetë e gatshme gjatë vitit akademik 2026/2027.

