Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryetari Fejzullah Krasniqi.
Sipas njoftimit nga Presidenca, anëtarët e delegacionit e uruan presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan suksese në ushtrimin e mandatit. Ndërkaq presidentja i falënderoi për urimet dhe vlerësoi kontributin e Akademisë së Shkencave në zhvillimin e mendimit shkencor, kulturës dhe arsimit në Kosovë.

