Friday, November 6, 2026
HomeLajmeKosovëFundjavë me diell dhe vranësira, mëngjeset me temperatura nën zero

Fundjavë me diell dhe vranësira, mëngjeset me temperatura nën zero

Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht të qëndrueshëm, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat do të jenë të ulëta gjatë orëve të mëngjesit, kur në shumë zona pritet të shënohen vlera negative dhe të ketë mjegull.

Të shtunën, më 7 nëntor, moti do të jetë me vranësira të shpërndara dhe periudha me diell. Në orët e hershme të mëngjesit, në shumë zona parashihet të ketë mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 metra në sekondë.

Mot i ngjashëm pritet edhe të dielën, më 8 nëntor, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Në disa zona të ulëta parashihet paraqitja e mjegullës.

Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–3 metra në sekondë.

Në përgjithësi, sipas IHK-së, fundjava do të sjellë mot të qëndrueshëm, me mëngjese të ftohta dhe temperatura më të buta gjatë ditës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram