Saturday, November 7, 2026
HomeGjeopolitikNjë tjetër luftë diplomatike në hije

Një tjetër luftë diplomatike në hije

Debati diplomatik mbi gypat e e ndërlidhjes elektrike Greqi-Qipro vazhdon , me Athinën dhe Ankaranë që i dërgojnë njëra-tjetrës “mesazhe” të reja.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, i pyetur nga Kathimerini ne lidhje me NAVTEX-in lidhur me hetimet e anijes franceze, u përgjigj se “gjithçka është mirë dhe normale” , ndërsa diplomatët turq pohojnë se problemi me NAVTEX-in në lidhje me punimet e kabllove të ndërlidhjes elektrike është zgjidhur , pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Nga ana e saj, Athina u përgjigj nëpërmjet burimeve diplomatike ,  duke ia atribuar deklaratat e Fidanit “menaxhimit të brendshëm nga Turqia, i cili nuk i përket palës greke”.

Sidoqoftë, megjithëse ka zëra që e kanë interpretuar qëndrimin e Ministrit të Jashtëm turk si një hap pozitiv, Athina mbetet vigjilente dhe e palëkundur në qëndrimin e saj se çështja bie ekskluzivisht nën juridiksionin grek . Diçka që u duk edhe nga përgjigja ndaj Z. Fidan, ku u theksua gjithashtu se ” Greqia është i vetmi vend licencues, bëri atë që i kërkohej të bënte sipas ligjit ndërkombëtar dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë ” .Sipas informacioneve,
thuhet se ka pasur një aktivitet të ri nga Franca pas përshkallëzimit diplomatik të djeshëm që u manifestua përmes anti-NAVTEX turk dhe shkëmbimit të deklaratave midis Athinës dhe Ankarasë. Megjithatë,
siç raportuan burime kompetente në numrin e sotëm të “K” , Athina nuk diskutoi kurrë me Parisin ndonjë formulë për “mirëkuptim”, dhe në çdo rast kishte përcjellë se çdo komunikim që zgjedhin francezët nuk duhet të marrë formën e një licence.  Vërehet se Hakan Fidan, sipas burimeve diplomatike turke,  ka pasur sot kontakt me ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelati. 

Sidoqoftë, vlercsimi aktual është se 48 orët e ardhshme (anija franceze “Abeille Marengo” pritet të niset nga Heraklioni të hënën) konsiderohen kritike për mënyrën se si do të zhvillohet çështja, pasi pritet që lëvizshmëria diplomatike nga të gjitha palët të vazhdojë. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram