Sunday, November 8, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i qëndrueshëm paradite, nga mesdita shtim vranësirash e...

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm paradite, nga mesdita shtim vranësirash e reshje

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.

Reshjet e herëpasherëshme të shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit.  Përgjatë vijës bregdetare reshjet pritet të jenë herë-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s  shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër6/19Diell re shi
Kukës2/14Diell re shi
Lezhë8/19Diell re shi
Dibër1/15Diell re shi
Durrës10/20Diell re shi
Tiranë12/21Diell re shi
Elbasan12/21Diell re shi
Berat8/21Diell re shi
Vlorë12/21Diell re shi
Korçë4/13Diell re shi
Gjirokastër5/21Diell re shi
Sarandë12/21Diell re shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram