Llogaria zyrtare e medias Dosja.al në platformën TikTok është mbyllur këtë të diel. Kjo media ka paraqitur nje ankese tek Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Sipas kesaj medie kjo faqe eshte mbyllur për shkak të raportimeve. UGSH kërkon verifikimin prej AKEP të kësaj ankese dhe të identifikimit të autorësisë së aktit mbyllës. Zyra informuese e UGSH tha se jane në pritje të sqarimit.
Sipas kesaj media dyshohet se mbyllja e llogarisë ka ardhur pas një vale raportimesh dhe sulmesh të koordinuara ndaj postimeve të medias, të cilat pasqyronin zhvillimet gjatë protestave. Deri më tani, nuk ka një sqarim të plotë nga platforma lidhur me arsyen konkrete të këtij vendimi arbitrar.

Mbyllja e llogarisë kufizon shpërndarjen e materialeve gazetareske të Dosja.al në një nga platformat më të përdorura nga publiku. Redaksia e Dosja.al po ndjek procedurat e ankimit pranë TikTok, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit dhe rikthimin e llogarisë zyrtare./Dosja.al

