Monday, November 9, 2026
HomeLajmeBotë14 viktima pas zjarrit në një ndërtesë të lartë

14 viktima pas zjarrit në një ndërtesë të lartë

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një ndërtesë të lartë në Kinën veriore.

Duke iu referuar autoriteteve vendore, agjencia shtetërore e lajmeve Hsinhua njoftoi sot se zjarri kishte rënë të dielën në Taiyuan, në provincën Shanxi.

Sipas Hinhua-së, 38 persona janë dërguar në spital.

Shkaku i zjarrit fillimisht nuk dihej.

Në muajin mars, tre persona humbën jetën në një zjarr të ngjashëm në të njëjtin qytet.

Vitin e kaluar, një zjarr në Hong Kong shkaktoi vdekjen e 168 personave, çka bëri që autoritetet të urdhëronin inspektime sigurie në mbarë vendin për ndërtesat e larta.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram