Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula takon ambasadorin italian, në fokus marrëdhëniet dypalëshe

Shiroka Pula takon ambasadorin italian, në fokus marrëdhëniet dypalëshe

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, veçanërisht në përpjekjet për forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare.

Në njoftim thuhet se presidentja ka vlerësuar kontributin e Italisë në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të partneritetit dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram