Qeveria gjermane ka përkujtuar 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989, ngjarje që mundësoi ribashkimin e familjeve dhe miqve, rikthimin e lirisë dhe hapi rrugën drejt bashkimit të Gjermanisë.
Në mesazhin saj Qeveria gjermane vlerësoi guximin, solidaritetin dhe protestat paqësore të qytetarëve të Gjermanisë Lindore, të cilët luftuan për liri dhe demokraci.
Ajo theksoi se kjo ditë shërben si kujtesë se liria dhe demokracia nuk janë të vetëkuptueshme dhe se të gjithë kanë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur.

