Gjashtë persona u vranë dhe të paktën katër u plagosën kur një autobus i transportit publik u përfshi nga flakët në Zvicrën perëndimore, tha policia të martën në mbrëmje.Tre persona të plagosur janë në gjendje kritike, njoftoi policia e kantonit të Friborgut. Gjatë operacionit të shpëtimit, u plagos edhe një ndihmës mjekësor.
Incidenti ndodhi në qytetin Kerzers, në perëndim të kryeqytetit Bernë.
Gazeta zvicerane Blick citoi një dëshmitar të ketë thënë se një burrë në autobus u lye me benzinë dhe i vuri flakën vetes. Policia tha se zjarri u shkaktua nga aktiviteti njerëzor.
Zjarrfikësit shuan zjarrin, por autobusi u shkatërrua plotësisht. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë automjetin të përfshirë plotësisht nga flakët dhe tymi i dendur.
Autobusi i përket kompanisë PostAuto, e cila kryesisht kryen linja të rregullta në zonat rurale.

