Një 39-vjeçar shqiptare është vrarë në një atentat me armë zjarri në Spanjë mesditën e sotme.
Autori i krimit siç raportojnë mediet spanjolle ka shkuar pranë shqiptarit me një skuter dhe pasi i është afruar ka hapur zjarr ndaj tij duke qëlluar disa herë radhazi.
Më pas, autori u largua nga brenda pak sekondash, ndërsa ende nuk është identifikuar.
Atentati ka ndodhur në zonën e Playa Flamenca, në Orihuela Costa, në provincën e Alicante-s, në jug të Spanjës.

