Tuesday, November 10, 2026
HomeLajmeKosovëPlagosen dy persona me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Plagosen dy persona me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit në Gjakovë, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë.

Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri (3) gëzhoja dhe një (1) armë e gjatë automatike”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Ajo ka konfirmuar se personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram