Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëVazhdojnë investimet infrastrukturore në Podujevë, në vlerë prej 1.5 milionë euro

Vazhdojnë investimet infrastrukturore në Podujevë, në vlerë prej 1.5 milionë euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po financon rikonstruktimin dhe asfaltimin e rrugëve “Bahri Fazliu”, “Ali Ajeti”, “19 Qershori” dhe “Bedri Bajrami”, me gjatësi të përgjithshme prej 1.77 kilometrash, si dhe ndërtimin e urës mbi lumin Llap, e cila mundëson lidhjen e qytetit me rrugën nacionale N25.

Nga vlera e përgjithshme e projektit, 1.43 milionë euro financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pjesa tjetër nga Komuna e Podujevës, e cila është përgjegjëse edhe për mbikëqyrjen e realizimit të punimeve.

Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram