Friday, November 13, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia sekuestron dokumente të dyshuara t’strukturave paralele serbe në Bërnjak

Policia sekuestron dokumente të dyshuara t’strukturave paralele serbe në Bërnjak

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa dokumente të ndryshme, për të cilat dyshohet se janë të strukturave paralele serbe, në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas raportit policor, dokumentet janë gjetur gjatë kontrollit të një personi të dyshuar, shtetas i Kosovës, i cili po drejtonte një veturë me targa vendore.

Rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 14:25.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar pas intervistimit dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram