Wednesday, May 6, 2026
HomeEkonomiKomisioni për Financa nuk miraton amandamentin për buxhet shtesë për RTK-në

Komisioni për Financa nuk miraton amandamentin për buxhet shtesë për RTK-në

Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk ka miratuar amendamentin e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi për buxhet shtesë për Radio Televizionin e Kosovës.

Anëtarët e komisionit votuan me 4 vota për, 5 kundër dhe 2 abstenime.

“Amendamentet kanë ardhur ndërmjet deputetes Ariana Musliu-Shoshi por janë kërkesa të institucioneve përkatëse, në këtë rast e para është e Radiotelevizionit të Kosovës”, tha nënkryetari i Komisionit, Fitim Gashi, teksa e prezantoi amandamentin.

Emilja Rexhepi deklaroi se deri më dje nuk ka mbërritur ky amandament, prandaj theksoi se e shfrytëzon të drejtën e saj për abstenim.

U.d. drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës, Hysen Hundozi dje bëri të ditur se transmetuesi publik e ka dorëzuar projeksionin buxhetor qysh në tetor të vitit të kaluar, si dhe e ka ridërguar të njëjtin edhe në legjislaturën e re.

“Bazuar në Ligjin për RTK-në Nr. 04/L-046, nenin 21, paragrafin 6.1, Projeksionin Buxhetor për vitin 2026 e kemi dorëzuar brenda afatit ligjor, në tetor të vitit të kaluar. Projeksioni buxhetor i RTK-së është në vlerën prej 0.7% të Buxhetit të Kosovës, apo rreth 23 milionë euro. Po ashtu, të njëjtin dokument e kemi ridërguar edhe në legjislaturën e re të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Burimi kryesor i të hyrave të parapara me Projeksionin Buxhetor për vitin 2026 janë të hyrat nga Buxheti i Kosovës, në bazë të Ligjit për RTK-në Nr. 04/L-046, neni 21, paragrafi 4, të cilat kapin shumën prej 22,472,027 €, ose 94.82% të të hyrave të përgjithshme”, deklaroi Hundozi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram