Donald Trump ka njoftuar sulme të reja amerikane ndaj Iranit, duke paralajmëruar se “shikoni çfarë u ndodh këtyre kopilëve të çmendur”. Trump ka theksuar vazhdimisht se SHBA-të po e fitojnë luftën dhe se burimet ushtarake të Iranit janë zvogëluar ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit.
Ai e përsëriti qëndrimin e tij në një postim në platformën Truth Social, ku shkroi se ishte një “nder i madh” t’i “vrisje ata”, duke iu referuar anëtarëve të regjimit iranian. Në të njëjtin postim, presidenti amerikan kritikoi gazetën The New York Times, duke pretenduar se ushtria amerikane ka “fuqi zjarri të pakrahasueshme, municion të pakufizuar dhe kohë të bollshme”
https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/posts/116219996530067941
“Ne po e shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në mënyra të tjera, por nëse lexoni New York Times-in e dështuar, do të gaboheni të mendoni se nuk po fitojmë. Marina iraniane është zhdukur, forca e tyre ajrore nuk ekziston më, raketat, dronët dhe gjithçka tjetër po shkatërrohen, dhe udhëheqësit e tyre janë fshirë nga faqja e dheut. Ne kemi fuqi zjarri të pakrahasueshme, municion të pakufizuar dhe kohë të bollshme – Shikoni çfarë do t’u ndodhë këtyre kopilëve të çmendur sot. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në të gjithë botën për 47 vjet, dhe tani unë, si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, po i vras ata. Çfarë nderi i madh!”

