Friday, November 13, 2026
HomeLajmeKosovëMungesa e kuorumit pamundëson miratimin e rezolutës për barnat onkologjike

Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e rezolutës për barnat onkologjike

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën për marrjen e masave urgjente për sigurimin e furnizimit të rregullt me barna esenciale, me theks të veçantë për pacientët onkologjikë, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në votim morën pjesë 63 deputetë. Prej tyre, 42 votuan pro rezolutës, ndërsa dy abstenuan. Megjithatë, numri i votave nuk ishte i mjaftueshëm për miratimin e saj.

Rezoluta ishte propozuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari. Përmes saj, ajo kërkonte që Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të ndërmerrnin menjëherë masat e nevojshme ligjore dhe administrative për të siguruar furnizimin e vazhdueshëm me barna esenciale dhe për të shmangur ndërprerjen e terapive për shkak të mungesës së tyre.

Sipas propozimit, Ministria e Shëndetësisë do të duhej që, brenda 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, t’i paraqiste Kuvendit një raport të detajuar për periudhën 1 janar – 22 tetor 2026. Raporti do të përfshinte listën e barnave onkologjike që kanë munguar, kohëzgjatjen e mungesave, numrin e pacientëve të prekur, arsyet e mungesave, si dhe gjendjen e procedurave të prokurimit.

Po ashtu, rezoluta parasheh krijimin e një mekanizmi për paralajmërim të hershëm dhe përcaktimin e një stoku minimal rezervë për barnat kritike onkologjike. Përmes këtij mekanizmi do të përcaktoheshin përgjegjësitë institucionale dhe afatet për nisjen e procedurave të furnizimit, përpara se stoku të arrinte nivelin kritik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram