Friday, November 13, 2026
HomeLajmeKosovëAIP prezanton pesë prioritetet kryesore për 2027, përfshirë rregullimin e përdorimit të...

AIP prezanton pesë prioritetet kryesore për 2027, përfshirë rregullimin e përdorimit të AI

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka prezantuar Planin Vjetor të Performancës për vitin 2027, në një takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, ka diskutuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile për prioritetet dhe objektivat e Agjencisë për vitin e ardhshëm.

Sipas njoftimit të AIP-së në facebook, plani përmban pesë objektiva kryesore.

Ato përfshijnë përafrimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, digjitalizimin e proceseve të punës dhe funksionalizimin e plotë të Sistemit për Menaxhimin e Rasteve (CMS).

Një tjetër objektiv është zhvillimi i kornizës institucionale për përdorimin e inteligjencës artificiale, si dhe avancimi i bashkëpunimit institucional dhe përfaqësimit ndërkombëtar.

Ndër prioritetet është edhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.

Gjatë takimit, Sogojeva Dermaku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatat e shoqërisë civile, duke i cilësuar ato si partnerë të rëndësishëm në promovimin dhe avancimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram