ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit pas orëve të mesditës.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët priten të bëhen prezente nga orët e mesditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në pjesën tjetër të territorit.
Reshjet priten të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 10/18 | Diell re shi |
| Kukës | 3/15 | Diell re shi |
| Lezhë | 9/18 | Diell re shi |
| Dibër | 5/14 | Diell re shi |
| Durrës | 10/21 | Diell re shi |
| Tiranë | 11/22 | Diell re shi |
| Elbasan | 10/22 | Diell re shi |
| Berat | 10/22 | Diell re shi |
| Vlorë | 12/23 | Diell re shi |
| Korçë | 7/12 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 9/21 | Diell re shi |
| Sarandë | 13/22 | Diell re shi |

