Tuesday, November 17, 2026
HomeLajmeBotëTmerr në një ishull të famshëm turistik: Një zjarr shpërtheu në orën...

Tmerr në një ishull të famshëm turistik: Një zjarr shpërtheu në orën dy pas mesnatës, 11 të vdekur

Një zjarr që shpërtheu herët këtë mëngjes në një pallat në jug të Tajlandës ka vrarë 11 persona dhe ka plagosur 17 të tjerë, thanë autoritetet.

Zjarri shpërtheu rreth orës 2:00 të mëngjesit në ndërtesën Phuket, e cila ka një dyqan me qira motoçikletash në katin përdhes dhe apartamente në katet e sipërme, thanë zyrtarët lokalë.

Nuk ka turistë midis të vdekurve dhe të plagosurve.

Nga 16 të plagosurit, 15 janë shtetas tajlandezë dhe një është shtetas i Mianmarit. Policia konfirmoi se nuk kishte turistë midis të vdekurve ose të plagosurve. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe një hetim është duke u zhvilluar.

Ndërtesa ku shpërtheu zjarri ndodhet në zonën urbane, jo shumë larg plazhit të njohur Patong në bregun perëndimor të Phuket. Ky aksident ndodhi katër muaj pas një zjarri në një bar në Bangkok , në të cilin vdiqën të paktën 27 persona.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram