Tuesday, November 17, 2026
HomeLajmeMoti në Shipëri me vranësira të dendura, reshje shiu të dobëta në...

Moti në Shipëri me vranësira të dendura, reshje shiu të dobëta në relievet malore

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme me diell dhe kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në relievet malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriperëndimit reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër13/16Re diell shi
Kukës6/11Re diell
Lezhë15/19Re diell shi
Dibër7/11Re diell
Durrës11/21Re diell
Tiranë13/21Re diell
Elbasan11/20Re diell
Berat9/21Re diell
Vlorë14/22Re diell
Korçë9/14Re diell
Gjirokastër9/19Re diell
Sarandë14/20Re diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram