By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stili i ri patriotik rus: Ideologët e Kremlinit kanë rritur mjekra, dhe zyrtarët femra kanë veshur kokoshnikë
July 21, 2025
Rikonfirmohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet ushtrive Kosovë-Shqipëri
July 21, 2025
Britania u ofron aleatëve armatim Ukrainës brenda 50 ditësh
July 21, 2025
Abdixhiku: Nuk pres zgjidhje, ka një mos respektim të Kushtetueses
July 21, 2025
Bllokimi i trafikut në urën për në Krime vendos rekord historik
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Korniza e re” e dialogut, Kurti thotë se nuk i komenton dokumentet pa autor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Korniza e re” e dialogut, Kurti thotë se nuk i komenton dokumentet pa autor
Ballina 1Opinion

“Korniza e re” e dialogut, Kurti thotë se nuk i komenton dokumentet pa autor

Kosova Times
Last updated: 2022/09/21 at 2:55 PM
Kosova Times Published September 21, 2022
Share
SHARE

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, mirëpo unë besoj që nuk është as e dobishme e as drejtë që t’i komentoj ato dokumente që nuk kanë autor, por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media pas hapjes së “Samitit Digjital” në Prishtinë.

Sipas tij, vetëm dokumentet që prodhohen në Bruksel duhet të komentohen.

Gjatë fundjavës u publikua një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas këtij dokumenti, njohja reciproke nuk është më pjesë e marrëveshjes finale, por që ndër tjera Kosovës i garantohen njohjet e pesë vendeve të BE-së.

Kurti tha se normalizimi i raporteve me Serbinë duhet të bëhet me marrëveshje ligjërisht të obligueshme, “ku në qendër duhet të jetë njohja reciproke”.

Për “kornizë të re” për dialogun foli më 10 shtator edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai deklaroi se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

Më 15 shtator, Mirosllav Lajçak zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Ai tha se qëllim i vizitës së tij në Prishtinë është “çuarja përpara” e këtij procesi.

Lajçak tha se në takim u bisedua për “vazhdimin e dialogut” dhe për takimin e ardhshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në Bruksel më 18 gusht.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve.

Palët kanë dallime të mëdha sa i përket përfundimit të këtij procesi. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia ka thënë se dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se çfarë do të nënkuptonte një zgjidhje e tillë.

You Might Also Like

Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit

Sjellja e pa përgjegjahme e shumicës së kuvendarëve pasqyron egon e tyre- pushteti është mbi të gjitha

MPJD paralajmëron qytetarët: Verifikoni dokumentet para udhëtimit

Mustafa thotë se askush s`mund të jetë njëkohësisht deputet dhe ministër

Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj

Kosova Times September 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia vazhdon sulmet në lindje të Ukrainës, rritet frika për një ofensivë të re

Kosova Times Kosova Times February 7, 2023
Dua Lipa rikthehet në Sunny Hill Festival 2025
SHBA deportoi 238 anëtarë të bandës venezueliane në El Salvador
Si po përgatiten aleatët e ShBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?
Foshnja dy-muajsh gjendet e gjallë nën rrënoja, 108 orë pas tërmetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?